Klient i verifikuar
Arta
−8.4 kg
14 javë


Java 1Java 14
TrajneriNjomzaProgrami
Plani ushqimor + Plani i stërvitjes
Qëllimi
Humbje peshe — Punë zyre, dy fëmijë, darka vonë.
Sfida
Arta e kishte humbur dhe kthyer të njëjtën peshë tri herë. Punonte ditë të gjata, hante darkë vonë, dhe çdo plan i mëparshëm supozonte një orar që ajo s’e kishte.
Plani
- 1,750 kcal me 130 g proteinë, kryesisht në drekë
- Tri seanca në palestër në javë, 45 minuta secila
- Dy vakte të fiksuara, një vakt i lirë në ditë
- Kontroll çdo dy javë: pesha dhe beli
Rezultati
- Pesha
- 78 kg → 69.6 kg
- Beli
- −9 cm
- Rregullsia në stërvitje
- 84 %
−8.4 kg për 14 javë, beli −9 cm — dhe, më e rëndësishmja, një javë që mundet me e përsërit.
Java 1
I shënoi krejt për shtatë ditë. Ende pa ndryshuar asgjë.
Java 6
Platona e parë. Kaloritë mbetën, hapat u shtuan.
Java 14
−8.4 kg. Darka prapë në 21:00.
Pse funksionoi
Njomza e ndërtoi planin rreth darkës së vonë, në vend që me luftu me të, dhe i la dy vakte të njëjta çdo ditë që të hiqte lodhjen e vendimeve.
