Plani ushqimor
Plan për humbje peshe, i ndërtuar rreth jetës sate.
€99/muaj
- 48h
- 1 përditësim/muaj
- Anulo kur të duash
Përmbledhja e programit
Një trajner i ndërton objektivat e kalorive dhe makro-ve nga pyetësori, pastaj i kthen në një strukturë javore me ushqimin që e ha vërtet. Plani i parë vjen brenda 48 orëve. Çdo muaj që qëndron i abonuar, trajneri e përditëson atë plan një herë — kaloritë, vaktet ose ndërrimet për muajin që vjen. Nuk ke mesazhe të hapura dhe as shqyrtim çdo dy javë. Ato janë te Transformimi i plotë.
Si funksionon abonimi
Ky është abonim mujor, jo blerje për 12 javë. Rinovohet çdo muaj derisa ta anulosh. Nëse e anulon, qasjen e ke deri në fund të muajit që e ke paguar, pastaj ndalet — nuk vazhdon deri në javën 12. Nëse qëndron i abonuar pas javës 12, abonimi vazhdon: trajneri e shkruan bllokun tjetër. Plani nuk skadon dhe nuk fillon nga e para si program i ri.
Për kë është
- Do ushqim të shkruar për trupin dhe atë që e ha
- Nuk të duhet program stërvitjeje tash
- Të mjafton me e ndjek planin pa kontrolle çdo dy javë
- Gatuon për familje, ha jashtë, ose ndjek një dietë të caktuar
Çka është brenda
- Plan ushqimor i personalizuar, i krijuar nga trajneri
- Dorëzohet brenda 48 orëve pasi e përfundon pyetësorin
- Një përditësim nga trajneri për çdo muaj që qëndron i abonuar
- Plani qëndron në llogari derisa abonimi është aktiv
- Objektiva të personalizuara për kalori dhe makro
- Strukturë javore e vakteve, me alternativa
Çka nuk është brenda
- —Program stërvitjeje
- —Konsultë me video
- —Shqyrtim çdo dy javë
- —Mesazhe direkte me trajnerin
- —Rishkrime shtesë mes përditësimit mujor
Mbështetja dhe rishkrimet
- Kohëzgjatja e mbështetjes
- Faturimi është mujor. Një përditësim nga trajneri për çdo muaj që qëndron i abonuar. Plani qëndron në llogari derisa abonimi është aktiv. Shqyrtimi çdo dy javë dhe mesazhet direkte nuk janë brenda.
- Rregulla e rishkrimit
- Një përditësim nga trajneri për çdo muaj që qëndron i abonuar
- Dorëzimi
- Llogaria hapet menjëherë. Planin e personalizuar e merr brenda 48 orëve pasi e përfundon pyetësorin.
Si funksionon
- 1. Përfundo pyetësorin e personalizimit (rreth tri minuta).
- 2. Një trajner e shkruan planin nga ato përgjigje.
- 3. Llogaria hapet menjëherë. Planin e personalizuar e merr brenda 48 orëve pasi e përfundon pyetësorin.
- 4. Ndiqe planin. Çdo muaj që qëndron i abonuar, trajneri e shqyrton dhe e përditëson një herë për muajin që vjen.
Trajnerët për këtë program
BenefitBurn i ka dy trajnerë. Mashkulli është Benet. Femra është Njomza. Të dy i shkruajnë Ushqimin, Stërvitjen, Transformimin dhe Qasjen speciale.


